4 ditë homazhe në Londër, mijëra persona i bëjnë homazhe mbretëreshës

0
Shpërndaje lajmin

Çdo minutë të vetme që topat oshtinin në nder të mbretëreshës, ata prishnin heshtjen e zymtë që kishte përfshirë transferimin e arkivolit mbretëror nga pallati Buckingham tek selia e Parlamentit britanik në Londër.
Disa dhjetëra mijëra persona ndoqën procesionin. I mbrojtur nga Garda Mbretërore, arkivoli mbante kurorën me të cilën monarkja sundoi për 70 vjet. Prapa tij qëndruan fëmijët e Elizabeth-ës së Dytë; mbreti Charles i Tretë, motra e tij Anne dhe vëllezërit Andrew dhe Edward, të ndjekur nga princërit William dhe Harry.
Buqeta të shumta me lule dhe foto të mbretëreshës ishin vendosur përgjatë rrugës, ndërsa flamuri i Mbretërisë së Bashkuar varej në gjysmë shtizë.
Kur mbërriti në Westminster Hall, arkivoli u prit me një shërbesë fetare. Ajo u drejtua nga arqipeshkvi i Kentërburit, Justin Welby dhe përveç anëtarëve të familjes mbretërore u ndoq edhe nga politikanë, mes të cilëve kryeministrja Liz Truss dhe lideri i laburistëve Keir Starmer.
Ndërkohë, jashtë Parlamentit disa dhjetëra mijëra njerëz ishin mbledhur për të bërë homazhet. Shumë prej tyre e kishin kaluar natën jashtë. Ndërkohë, qindra mijëra të tjerë pritet të mbërrijnë në ditët në vazhdim.
Mbretëresha Elizabeth-a e Dytë do të varroset të hënën, në një ceremoni ku do të marrin pjesë mbi 500 zyrtarë të huaj, përfshirë mbretër, krerë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë bota.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Detaje nga ceremonia e varrimit të mbretëreshës Elisabeth II

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *