4 muaj larg zgjedhjeve; Rama vendosi Ardian Çelën në krye të fushatës në Durrës, kush është i besuari i Bashës (Emri)

Share

Edi Paloka do të jetë drejtuesi politik i PD në Durrës. Kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur që postin e rëndësishëm për drejtimin e qytetit bregdetar t’ia besojë Palokës, i cili mban njëherësh dhe postin e nënkryetarit në Partinë Demokratike. Më herët, kreu i PD Lulzim Basha ka emëruar si drejtues politik në Shkodër Helidon Bushatin.

Pas tij, u emëruan dhe drejtuesit politik të qarqeve Fier dhe Vlorës, respektivisht Enkelejd Alibeaj në Fier dhe ish-kreu i KLSH Bujar Leskaj në Vlorë. Mbetet për tu parë zgjedhjet e demokratëve dhe për 9 qarqe të tjera në vend.

Ndërkohë në kampin socialist, Rama ka vënë si drejtues politik për qarkun e Durrësit Adrian Çelën e OSHEE-së.

Ndërkohë Rama ka nisur fushatën, me dorëzimin e çelësave të banesave për shumë qytetarë që janë prekur nga tërmeti, Basha është mjaftuar me disa takime me studentët apo grupe biznesi. 

edi paloka


Share

Komente