December 1, 2021

4 persona gjenden pa shenja jetë në Qerret të Shqipërisë

Shpërndaje lajmin

Dy vajza dhe dy burra me shtetësi ruse janë gjetur të vdekur brenda një dhomë saune këtë mbrëmje.

Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në një hotel në zonën e Qerretit në Kavajë. Dy çiftet rusë kishin një javë që kishin ardhur në Shqipëri dhe ishin akomoduar në një hotel në Qerret, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.

Këtë mbrëmje, ata kanë vendosur që të shfrytëzojnë dhe dhomën e saunës të hotelit, por për arsye të paqarta dhe rrethana që nuk janë zbardhur ende, janë asfiksuar.

Ende nuk dihen emrat e personave që kanë humbur jetën brenda dhomës së saunës. Pritet të zbardhen detaje nga momenti në moment, ndërsa Policia e Shtetit nuk ka dhënë detaje paraprake mbi ngjarjen e rëndë.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *