4 të plagosur në Vjenë pas të shtënave me armë zjarri

0
Shpërndaje lajmin

Mediat në Vjenë raportojnë për 4 të plagosur pas të shtënave me armê zjarri. Policia austriake citohet të ketë deklarusr se ka arrestuar katër shtetas të dyshuar të Bosnje Hercegovinës.
“Të shtënat ndodhën në lagjen Floridsdorf të qytetit”, tha policia e Vjenës në një njoftim në platformën X.
Sipas policisë katër persona janë qëlluar me armë zjarri në rrugë, ndërsa sulmuesit e armatosur janë larguar me makina.
Transmetuesi publik austriak ORF njoftoi se policia më vonë sekuestroi dy makina dhe arrestoi katër të dyshuar, të gjithë shtetas të Bosnjës dhe Hercegovinës.
“Kronen Zeitung” bën të ditur se të shtënat kanë të bëjnë me një mosmarrëveshje mes grupeve kriminale.
Policia nuk ka dhënë informacione për motivet e mundshme të sulmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *