September 25, 2021

40% e veturave Ford do të jenë elektrike deri më 2030

Shpërndaje lajmin

Kompania amerikane Ford, parashikon që veturat elektrike do të përbëjnë 40 për qind të gamës së saj të ofertës deri më 2030 dhe për këtë, ka shtuar investimet në këtë sektor. Kompania që në shkurt të këtij viti tha se për prodhimin e veturave elektrike do të ndajë 22 miliardë dollarë për investime deri më 2025, tash për të njëjtën periudhë ka rritur shumën në 30 miliardë dollarë.

Kompania po ashtu ka vendosur të punojë në zhvillimin e baterive të saj për veturat elektrike. Këtë planifikon ta bëjë në bashkëpunim me kompaninë jug-koreane SK Innovation. Sipas marrëveshjes, fabrika do të hapet në SHBA dhe deri më 2025, do të prodhohen bateri për 600.000 vetura elektrike. Konkurrenti i madh i Fordit në tregun e SHBA-së, General Motors, po ashtu ka njoftuar se nga viti 2035 nuk do të prodhojë më vetura me naftë dhe benzinë.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *