40 parti politike do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit; PPSH-së dhe 3 forcave të tjera u refuzohet pjesëmarrja (Lista)

Share

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, regjistroi dje edhe subjektet e fundit zgjedhore që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.

Kë këto zgjedhje do të kërkojnë votën e qytetarëve për t’i përfaqësuar në parlament 40 subjekte zgjedhore nga ku 35 janë parti, ndërsa 5 të tjerë janë kandidatë të pavarur. Dje Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, regjistroi 11 subjektet e fundit që kishin depozituar kërkesën për t’u regjistruar para datës 14 shkurt kur edhe ishte afati i fundit sipas Kodit Zgjedhor. Mes partive që u regjistruan dje ishte edhe Fryma e Re Demokratike e ish-Presidentit Bamir Topi. Gjithashtu, u regjistrua edhe Aleanca Kuq e Zi, e cila është krijuar nga Kreshnik Spahiu. Por për shkak se nuk ka paraqitur dokumentacionin e rregullt Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka refuzuar të regjistrojë në zgjedhje Partinë Centriste të Mirëqenies Popullore Shqiptare, Partinë e Punës së Shqipërisë, Partinë për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtoreve të Shqipërisë, si dhe kërkesën e Xhavit Zhuzhi për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Emigracioni Shqiptar.

KOALICIONET

Ndërkohë, në përfundim në fletën e votimit pritet numri i subjekteve të mos jetë 40 pasi disa prej tyre do të bashkohen në listën e PD-së dhe do të përfaqësohen në listën e Partisë Demokratike si partia më e madhe. Mbrëmë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbyllur negociatat për të qenë në një listë me Shpëtim Idrizin e PDIU-së, Artur Roshin, e Ballit Kombëtar me PLL-në. Ndërkohë më herët, Basha ka mbyllur marrëveshjen me PAA-në e Agron Dukës, me PDK-në e Nard Ndokës, LZHK-në e Dashamir Shehit. Ndërkaq ka një dakordësi për të qenë në një listë me PD-në edhe PBDNJnë e Vangjel Dules dhe PR-në e Fatmir Mediut, por që ende nuk ka dakordësi se si dhe sa do të jetë hapësira e tyre në listë. Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë në fletën e votimit si subjekt zgjedhor më vete dhe në disa qarqe do të bashkëpunojë me PD-në./ Panorama 

lista me partite e regjistruara


Share

Komente