449 raste të reja dhe 227 të shëruar nga Covid-19

Share

Covid19 780x470 3

449 raste pozitive, 10 viktima dhe 227 të shëruar nga Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, rastet e reja janë nga realizimi i 3.283 testeve.

Viktimat janë nga 3 nga Shkupi dhe nga një viktimë në Tetovë, Kumanovë, Prilep, Veles, Ohër, Kavadar dhe Dellçevë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë realizuar 500.551 testime të Covid-19. Prej tyre, 99.031 kanë rezultuar pozitiv. Nga personat e infektuar, 89.249 janë shëruar ndërkaq 3.047 e kanë humbur jetën.

Numri i rasteve aktive në vend arrin në 6.735./TV21


Share

Komente