April 15, 2021

45 infeksione në mishtoren zvicerane: “Fajtorë”, kasapët nga Hungaria

Shpërndaje lajmin

Një shpërthim i madh i koronës është regjistruar në një mishtore të madhe në Bazenheid të Kantonit St. Gallen. Për autoritetet kompetente është e qartë: kasapët hungarezë janë “fajtorë” për këtë.

Rasti ngjan me atë që kishte ndodhur në mishtoren gjermane “Tonnies”, vitin e kaluar. Por dimensionet në “Ernst Sutter AG” në Bazenheid SG janë dukshëm më të vogla. E megjithatë ato janë të diskutueshme.

Sidomos pasi po dalin vetëm në dritë ndonëse kanë ndodhur tashmë disa muaj, shkruan St.Galler Tagblatt.

Që nga dhjetori i vitit 2020, 45 punonjës janë infektuar me virusin korona në këtë fabrikë mishi, transmeton albinfo.ch. Aktualisht janë tetë raste.

Ambientet e ngushta të banimit dhe udhëtimet

Sipas raportit, këta janë kryesisht kasapë nga Hungaria. Ata kanë “zbarkuar” në këtë mishtore përmes një nënkontraktori. Dhe pikërisht këta janë të angazhuar në prerjen dhe copëtimin e kafshëve të therura.

Shpeshtimi i rasteve është zbuluar nga Departamenti i Shëndetit St. Gallen nga ku menjëherë u kontaktua kompania, transmeton albinfo.ch. Sipas “St. Galler Tagblatt” mbi të gjitha ambientet e ngushta të banimit të punëtorëve në fjalë kanë shkaktuar këtë gjendje. Veç kësaj, kasapët udhëtojnë shpesh drejt vendlindjes së tyre ashtu sikur në rastin e fabrikës gjermane, Tönnies.

Testimi bëhet çdo ditë

Ndërmarrja “Ernst Sutter AG” në Bazenheid punëson 400 persona. 170 prej tyre vijnë nga vende të ndryshme të Evropës Lindore, të cilët nuk kanë vendbanim të përhershëm në Zvicër.

Përgjegjësit e mishtores së madhe theksojnë se kanë një koncept mbrojtës funksional; Çdo ditë punonjësit testohen për Covid-19, përcjell albinfo.ch. Përgjegjësit e gjurmimit të kontakteve në kantonin e St. Gallenit thonë se i kushtojnë rëndësi faktit që të prekurit janë të infektuar në mjedisin e shtëpisë dhe jo në kompani.

 

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *