45 vjeçari gjendet i pajetë brenda kamionit, policia jep detaje për ngjarjen

Share

Një 45 vjeçar është gjetur i vdekur brenda një kamioni në Doganën e Vorës në Tiranë.

Policia sqaron se burri nuk kishte shenja dhune dhe dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Njoftimi:

Më datë 14.01.2020, rreth orës 18:20, në Doganën e Vorës, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth moshës 45-vjeç, brenda mjetit tip kamion që drejtohej prej tij.

Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Share

Komente