45-vjeçarja kërkon drejtësi: Pedofilët si vëllai im meritojnë dënim kapital

Shpërndaje lajmin

Në emisionin “Goodmorning Albanians”, në Euronews, u publikua rasti i dhunimit seksual të një 45-vjeçareje nga vëllai, gjatë kohës që ajo ka qenë fëmijë.
Melissa Sloan, 45 vjeç, nga Powys, Uellsi i Jugut, zbuloi i  pedofil ka abuzuar jo vetëm me të, por dhe me fëmijë të tjerë.
Ajo kërkoi që persona të tillë të marrin dënim kapital me vdekje pasi nuk meritojnë të jetojnë më për dhimbjen që kanë shkaktuar.
“Nuk mund ta kthesh mbrapsht atë që ai i ka bërë fëmijëve, ata do të vuajnë gjithë pjesën tjetër të jetës për atë që i ka bërë ai. Ai nuk duhet të ketë të drejtë as të jetoj, ndaj duhet të dënohet me elektroshok. Nuk duhet të flas asnjë njeri për të, në mendjen time ai ka vdekur, nuk jeton më.
Njerëz të tillë nuk kanë vend në planet, por sistemi i drejtësisë thotë që duhet të bëjnë dënim të përjetshëm. Por 21 vite nuk mjaftojnë që të dëmshpërblejë atë që i ka bërë fëmijëve”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU: 

E dhunuar seksualisht nga vëllai, 45-vjeçarja: Më pëlqen dhimbja nga tatuzhet
E abuzuar seksualisht nga vëllai: Nuk më kanë besuar në polici, as nëna ime
Psikologia e maternitetit: Pasi lindi fëmijën, 32-vjeçarja u afeksionua dhe e donte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *