47 mln dollarë për Qukës-Qafë Plloçë, zbardhet dokumenti, kredi me interes 2%
Rruga Qukës-Qafë Plloçë do të jetë gati në vitin 2024. 47 mln dollarët e marrë me kredi nga Fondi Saudit për Zhvillim janë dekretuar nga Presidenti, bashkë me marrëveshjen e plotë të publikuar në Fletoren Zyrtare.
Puna për rrugën që ka nisur ne vitin 2009 duhej të mbyllej në vitin 2019, por nevojat për financime shtesë kanë bërë që ajo të shtyhet me 5 vjet të tjerë. Dhe me paratë në dispozicion, pritet të ndërtohen një sërë veprash inxhinierike.
Sipas marrëveshjes, kredia e Bankës Islamike do të shlyhet për 25 vite, ndërsa pala shqiptare do të paguajë një tarifë huaje me interes 2% në vit, mbi shumën e principalit të Huas së tërhequr.
Boshti Qukës-Qafë Plloçë me gjatësi 43 km është pjesë e korridorit rrugor Tiranë-Korçë dhe parashikon të ulë me 1 orë rrugën nga kryeqyteti për në juglindje. Me fondin 47 mln dollarë të huazuar tashmë, vlera e përgjithshme e investimit është rritur në 182 milionë dollarë.
Për qeverinë dhe kompaninë ndërtuese, problemet gjeologjike të tokës, kanë zgjatur punimet në këtë projekt.
LEXONI GJITHASHTU:
Rruga që s’mbaron, për përfundimin e aksit Qukës-Qafë Plloçë duhet mln dollarë
Hua shtesë 49 mln dollarë për rrugën Qukës-Qafa e Plloçë, debate mes opozitës dhe PS