5 të vdekur nga shpërthimi në një fabrikë kimike në Kinë

0
Shpërndaje lajmin

Pesë persona u vranë dhe një mbeti i plagosur pas një shpërthimi në një fabrikë kimike në qytetin Liaocheng, provincën Shandong të Kinës lindore, thanë autoritetet lokale.
Incidenti ndodhi në zonën e prodhimit të peroksidit të hidrogjenit të Luxi Chemical Group. I plagosuri është dërguar për mjekësor në spital. Një person është ende i zhdukur, ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.
Zjarri është shuar, ndërsa po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *