5 trajtime natyrale për të lehtësuar kollën

Shpërndaje lajmin

Kolla është një reaksion normal ndaj një acarimi në fyt apo në rrugët e frymëmarrjes. Kollitja është normale dhe madje e shëndetshme pasi largon bakteret por kur vazhdon të zgjasë do të thotë se mund të vijë si pasojë e një problemi shëndetësor. Për të lehtësuar kollën, ka disa metoda natyrale që janë provuar shkencërisht.

Konsumoni mjaltë

Mjalti është efektiv për kollën. Një studim ka treguar se mjalti ishte më efektiv në trajtimin e kollës gjatë natës sesa Dextromethorphan, një ilaç i zakonshëm për kollën. Mjalti gjithashtu ka veti anti-inflamatore, antioksiduese dhe antibakteriale, të cilat mund të kontribuojnë në efektin e tij lehtësues.

Gargarë me ujë të kripur

Gargara me ujë të kripur mund të ndihmojë në shkatërrimin e baktereve dhe lirojë mukusin në fytin tuaj. Lehtësimi i mukusit në fyt do t’ju ndihmojë të pastroni sinuset dhe të shpëtoni nga kollitja më shpejt.

Provoni xhenxhefilin

Ashtu si mjalti, përbërësit bioaktivë në xhenxhefil kanë veti antioksiduese, antimikrobike dhe anti inflamatore. Xhenxhefili ka gjithashtu një shije pikante, e cila stimulon prodhimin e pështymës dhe mund të ndihmojë në përmirësimin e tharjes së gojës ose fytit.

Përdorni trumzë

Trumza është një barishte që mendohet të qetësojë spazmat e muskujve të lëmuar, përfshirë ato të shkaktuara nga kollitja. Për të lehtësuar kollitjen, trumza mund të konsumohet si një çaj bimor ose në formë pilule.

Pini ujë

Një nga mënyrat më të lehta dhe të sigurta për kollën është të qëndroni të hidratuar. Pirja e ujit ndihmon mukusin, duke e lejuar të largohet nga trupi përmes gojës ose hundës. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *