5 truke të zgjuara për të fjetur më mirë me një partner

Share

Kur është fjala për të fjetur me një partner, ndoshta ndihesh pak në siklet. Frymëmarrja e rëndë, mbulimi me batanije, kthimi në çdo sekondë majtas-djathtas etj., janë gjëra që mund të të prishin gjumin. Megjithatë, ekzistojnë disa mënyra për ta bërë më të lehtë gjumin kur fle me dikë tjetër, madje ndoshta edhe më mirë se kur fle vetëm.

Duke qenë i afërt me partnerin, lëshon oksitoksinën, hormoni “dashuri”, që mund t’ju bëjë të ndiheni më afër dhe të flini më mirë, kështu që nëse bashkë me partnerin jeni në një vend romantik, trupat dhe veprimet tuaja mund të përputhen gjatë gjumit.

Këtu janë disa këshilla për të bërë gjumë më të mirë me një partner.

Thuajini JO teknologjisë

Mbajini larg shtratit të gjitha mjetet e teknologjike. Çiftet me një marrëdhënie të shkëlqyer nuk i marrin smartphone-t në dhomën e gjumit. Telefoni mjafton dhe është i tepërt gjatë ditës, kështu që nuk është nevoja ta kesh me vete edhe në shtrat.

Zgjidhni dyshekun e duhur

Kur blini një dyshek, është e rëndësishme të mendoni se do të flini dy persona në të. Së pari, sigurohuni që dysheku të jetë aq i madh sa për t’ju dhënë çdo hapësirë të mjaftueshme. Pastaj, mendoni edhe për një dyshek që minimizon lëvizjet, që të mos e zgjoni lehtë njëri-tjetrin.

Përdorni batanije të ndara

Është mirë të rrish dyshe nën një batanije të ngrohtë, por kur je në gjumë është e kuptueshme që nuk do të bësh “luftë” batanijesh. Nëse secili prej jush ka batanijen e vet, ka më pak të ngjarë ta tërhiqni njëri-tjetrin dhe më pak të ngjarë të zgjoheni gjatë natës.

Bëni seks para gjumit

Ka një arsye të fortë që të bësh gjumë më të mirë. Një studim i CQ University ka zbuluar se seksi para gjumit të jep mundësi për një gjumë më të mirë gjatë natës. Aktiviteti seksual lëshon endorfina dhe dopamina, hormonet që ndihmojnë në zvogëlimin e stresit dhe qetësojnë trupin. Kjo bën që gjatë natës të bësh një gjumë më të qetë. Studimi tregoi se 64 për qind e njerëzve që kishin marrëdhënie seksuale me një partner bënin gjumë më të qetë gjatë natës.

Flini në të njëjtin shtrat dhe në të njëjtën kohë

Është e rëndësishme të flini në të njëjtin shtrat, por edhe në të njëjtën kohë, të dy bashkë. 75 për qind e çifteve nuk shkojnë në shtrat bashkë dhe kjo bën që gjumi i tyre të mos jetë i mirë./kosovarja/


Share

Komente