5 vite jetë më shumë për ata që vuajnë nga zemra dhe lënë duhanin

Shpërndaje lajmin

Duhanpirësit që kanë vuajtur nga sëmundjet e zemrës mund të lënë duhanin në këmbim të 5 viteve më shumë jetë.
Ky ishte zbulimi i një studimi të ri të prezantuar në një kongres të Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë.
Hulumtimi zbuloi se duhanpirësit do të merrnin pothuajse të njëjtin përfitim nga lënia e duhanit si ata që u nënshtrohen një regjimi me shumë ilaçe.
989 pacientë u morën në konsideratë për studimin dhe pas trajtimit të tyre me ilaçet përkatëse u vu re një diferencë mes atyre që lanë konsumin e duhanit.
“Studimi ynë tregon se heqja e këtij zakoni duket të jetë po aq efektive sa marrja e tre medikamenteve për parandalimin e sulmeve në zemër dhe goditjeve në ata me një atak të mëparshëm në zemër ose procedurë për hapjen e arterieve të bllokuara. Pacientët mund të fitojnë gati pesë vjet jetë të shëndetshme,” tha në një deklaratë autorja e studimit, Tinka Van Trier nga Qendra Mjekësore e Universitetit të Amsterdamit.
Ajo shtoi se përfitimet e lënies së duhanit “janë edhe më të mëdha nga sa e kishim menduar”.
Ajo shtoi se analiza nuk mori parasysh avantazhet e tjera të lënies së duhanit, siç janë rezultatet e përmirësuara në lidhje me sëmundjet e frymëmarrjes, kancerin dhe jetëgjatësinë.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Çfarë thonë ekspertët: A mund të reduktohet dëmi i tymosjes së cigares?
Zelanda e Re shton përpjekjet për t’u bërë ‘komb jo duhanpirës’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *