October 24, 2021

5 vite nga nisja e Vetingut, bëhet bilanci: 155 shkarkime dhe 56 dorëheqje

Shpërndaje lajmin

Kur kanë kaluar 5 vite nga Reforma në Drejtësi, procesi më i rëndësishëm i saj, vetingu ka dhënë rreth 50% të vendimeve. Deri tani, në shkallën e parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë në total 421 vendime.

-174 vendime për konfirmimin në detyrë

-155 vendime për shkarkimin nga detyra

-56 vendime për ndërprerje procesi (dorëheqje)

-8 vendime për pushimin e procesit

-25 vendime për përfundimin e procesit pa vendim përfundimtar

-3 vendime për pezullimin nga detyra për një periudhë 1-vjeçare.

Ndërsa në shkallën e dytë të vetingut, deri më 22 korrik 2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit janë regjistruar 203 çështje të juridiksionit të rivlerësimit, 40 gjatë vitit 2018, 62 gjatë vitit 2019, 63 çështje gjatë vitit 2020 dhe 38 çështje deri me datë 22.07.2021.

-Nga 40 çështje gjatë vitit 2018, 16 janë ankimuar nga Komisioneri Publik dhe 24 nga subjektet e rivlerësimit.

-Nga 62 çështjet e regjistruara gjatë vitit 2019, 11 janë ankimuar nga Komisoneri Publik, 50 nga subjektet e rivlerësimit dhe një çështje është ankimuar edhe nga subjekti i rivlerësimit, edhe nga Komisioneri Publik.

-Nga 63 çështjet e regjistruara gjatë vitit 2020, 16 janë ankimuar nga Komisioneri Publik dhe 47 nga subjektet e rivlerësimit.

-Nga 38 çështjet e regjistruara deri më datë 22.07.2021, 9 janë ankimuar nga Komisioneri Publik, 28 nga subjektet e rivlerësimit dhe një çështje është ankimuar edhe nga subjekti i rivlerësimit, edhe nga Komisioneri Publik.

-Nga 109 çështje të cilat kanë përfunduar, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur:

Lënien në fuqi të Vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit – në 79 vendime;

Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, lidhur me përmbajtjen në dispozitiv për, ndalimin e subjekteve të rivlerësimit të emërohen gjyqtarë apo prokurorë të çdo niveli, anëtar i KLGJ ose KLP, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm për një periudhë 15-vjeçare – në 3 vendime

Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndërprerjen e procesit të rivlerësimit dhe ndalimin e subjekteve të rivlerësimit të emërohen gjyqtarë apo prokurorë të çdo niveli, anëtar i KLGJ ose KLP, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm për një periudhë 15-vjeçare – në 1 vendim

Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit – në 17 vendime

Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit – 3 vendime

Prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra – në 1 vendim;

Prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndërprerjen e procesit të rivlerësimit dhe ndalimin e subjekteve të rivlerësimit të emërohen gjyqtarë apo prokurorë të çdo niveli, anëtar i KLGJ ose KLP, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm për një periudhë 15-vjeçare –1 vendim;

Prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke urdhëruar Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të vazhdojë kryerjen e procesit të rivlerësimit – 1 vendim.

Pushimin e shqyrtimit të çështjes për shkak të tërheqjes së ankimit nga ankuesi – në 3 vendime.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *