5 zhvillimet kryesore në vend, rajon dhe botë

Shpërndaje lajmin

200 aksidente nga puna çdo vit, shqetësuese punët e rrezikshme te fëmijët

Në Shqipëri janë mbi 50 mijë minorenë që punojnë në të zezë, në punë sezonale apo në bizneset e familjes apo edhe fëmijë të shfrytëzuar.
Inspektorati Shtetëror i Punës ka gjetur vitin e kaluar nga inspektimet në terren 1200 punonjës në të zezë, nga të cilët 150 minorenë. Të dhënat flasin për rreth 200 aksidente vjetore në orar pune, nga të cilët 30 persona humbin jetën.

 ‘E mbolla për shërimin e këmbëve’, dënohet pensionisti për kultivim kanabisi

Euronews Albania sjell historinë e një pensionisti të dënuar për kultivim kanabisi, i cili shpresonte të shëronte këmbët me bimën narkotike. Gjykata e Tiranës u tregua ‘dashamirëse’ me 69-vjeçarin. Ndonëse u dënua me 3 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, atij iu pezullua qëndrimi në qeli, duke e vendosur në periudhë prove për 4 vite.
Miroslav Lajçak

Lajçak: Kam biseduar me Kurtin për hapat e mëtejshëm të dialogut Kosovë-Serbi

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak bëri të ditur se ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti, në kuadër të forumit Symi Symposium në Greqi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lajçak u shpreh se gjatë takimit, fokusi i bisedës ishte situata rajonale në rajon dhe dialogu Kosovë-Serbi. Lajçka theksoi se me Kurtin u fokusua veçanërisht në hapat e mëtejshëm për të pasur përparim në dialog.
Vaksina kundër koronavirusitFoto: Reuters

BE rekomandon dozën e dytë të vaksinës anti-COVID për personat mbi 60 vjeç

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) rekomandojnë kryerjen e dozave të dyta përforcuese të vaksinave anti-COVID për personat e moshave 60-79 vjeç.

 Kërmilli ‘shkatërrues’ që përhap meningjitin tek njerëzit përhapet në SHBA

Një pjesë e kërmijve të mëdhenj të tokës afrikane janë shfaqur papritur në bregun e Gjirit të Floridës, thonë zyrtarët lokalë. Jo vetëm që kërcënojnë të shkatërrojnë një gamë të gjerë bimësh dhe pemësh, por ata paraqesin rrezikun e transmetimit të një lloji të rrallë të meningjitit te njerëzit.
Gastropodi, guaska e të cilit mund të rritet në madhësinë e një grushti njeriu, gjithashtu shpesh mbart një parazit të njohur si “krimb i mushkërive të miut” që mund të transmetojë një lloj meningjiti. Simptomat e sëmundjes përfshijnë dhimbje muskulore, dhimbje koke, qafë të fortë, ethe dhe të vjella.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Reagimi i Scholz dhe divorcet tek noteri, 5 zhvillimet kryesore deri në mesditë

Leave a Reply

Your email address will not be published.