50 vite pa Pikason, ekspozita dhe evente për të nderuar artistin spanjoll
Një sërë aktivistesh do të organizohen për të përkujtuar 50-vjetorin e vdekjes së piktorit të famshëm Pablo Pikaso.
Ministria e Kulturës së Spanjës dhe Francës janë bërë bashke për të risjellë në vëmendje pikturat më të bukura të artistit por edhe për të mësuar sa më shumë nga puna e tij.
“Synimi ynë, është të vlerësojmë trashëgiminë artistike të Pikasos dhe vlerën e veprës së tij. Nëse ka një artist që përcakton shekullin e 20-të, që e përfaqëson atë me gjithë mizorinë, dhunën, pasionin, teprimet dhe kontradiktat e tij, ky është , padyshim Pablo Picasso. Veprat do të na lejojë ta shohim nga një këndvështrim bashkëkohor, duke na ndihmuar të kuptojmë me sytë e sotëm një artist që është ende gjallë 50 vjet pas vdekjes së tij” u shpreh ministri spanjoll i kulturës.
“Te mos fshihemi , sot ka shumë debate rreth perceptimit së veprës së Picasso-s, veçanërisht nga marrëdhënia e tij me gratë. Për të udhëhequr brezat e rinj drejt artit të tij, duhet t’u japim atyre çelësat për të kuptuar veprën , jetën e piktorit , çka do të hapin hapësira shkëmbimi për të përqafuar punën e artistit dhe për të treguar të gjitha aspektet, të gjitha leximet e mundshme të veprës së tij” theksoi ministrja franceze.
Dyzet e dy ekspozita dhe evente janë caktuar të zhvillohen në nder të artistit.
38 institucione të mëdha në Evropë dhe SHBA do të organizojnë një program të gjerë për të nderuar piktorin, i cili do të fillojë tetorin e ardhshëm dhe do të vazhdojë gjatë gjithë vitit 2023.
Pablo Picasso – i njohur si themeluesi i kubizmit – lindi në Malaga, Spanjë, më 25 tetor 1881 dhe vdiq në Francë më 8 prill 1973.
LEXONI GJITHASHTU:
COVID-19, vala e tetë godet Francën
Ndërron jetë aktorja e njohur shqiptare, shkëlqeu në skenat botërore