500 franga për ata që u larguan nga shtëpitë për t’u lënë vend azilkërkuesve

0
Shpërndaje lajmin

Kantoni i Aargaut ka marrë vendim t’i paguaj nga 500 franga 49 qytetarët që u detyruan të lëshojnë shtëpitë e tyre për t’u lënë vend azilkërkuesve.
Në arsyetim thuhet se kjo shumë do të ndihmojë ata për t’u zhvendosur, shkruan Blick.
Në fund të shkurtit, 49 qiramarrës të të tre pronave në Windisch Aargau përfshirë familjet me fëmijë u tha se duhet të evakuojnë shtëpitë e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur për t’u lënë vend azilkërkuesve, përcjellë albinfo.ch.
Autoritetet më pas u përballën me kritika të ashpra. Këshilltari përgjegjës i qeverisë Jean-Pierre Gallati pranoi gabimet dhe kërkoi falje.
Përveç kësaj, kantoni dhe qiradhënësi kishin rënë dakord më parë që t’i linin qiramarrësit e apartamenteve më të mëdha të jetonin atje – derisa të gjenin një shtëpi të re. Por në vend të afateve më të gjata dhe qirasë, qiramarrësit do të preferonin të mbanin shtëpitë e tyre dhe të mos shpërnguleshin në radhë të parë. Prandaj, disa shkojnë në rrugën e bordit të arbitrazhit, përcjellë albinfo.ch.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *