500 mijë shqiptarë përfitojnë nga marrëveshja Shqipëri-Itali për njohjen e pensioneve
Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë he Italisë për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore, është miratuar në Kuvendin shqiptar të enjten vonë. Nga kjo marrëveshje pritet të përfitojnë qindra mijëra pensionistë.
Nëntëdhjetë e dy deputetë votuan pro marrëveshjes për njohjen e pensioneve me Italinë në një seancë disaorëshe të enjten, raporton rel, përcjell Albinfo.ch
Marrëveshja u arrit dhe u nënshkrua më 6 shkurt në Romë nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, dhe ai i Italisë, Antonio Tajani.
Blendi Gonxhe, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit i Shqipërisë, tha gjatë paraqitjes së projektligjit se nga marrëveshja përfitojnë mbi 500 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 4 mijë shtetas italianë që jetojnë në Shqipëri.
“Eeforma të përbashkëta, duhet të jenë reforma që prekin në thelb sistemin nga njëra anë, por nga ana tjetër, janë dhe të qëndrueshme në kohë, që nuk ndryshojnë nga njëri vit në tjetrin”, u shpreh Tabaku në fjalën e saj në Kuvend.
Viteve të fundit ka pasur disa herë protesta nga qytetarë shqiptarë që kanë punuar në Itali, të cilët kanë kërkuar njohjen e viteve të punës dhe kontributeve shoqërore në mënyrë që të përfitonin pension.
Shqipëria dhe Italia kanë negociuar përreth 15 vjet dhe përfunduan negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet më 26 korrik të 2022, por marrëveshja u finalizua vetëm më 6 shkurt 2024./Albinfo.ch/