October 28, 2021

500 mijë vaksina Sinovak mbërrinë në Shkup

Shpërndaje lajmin

500 mijë vaksina anti-vocid kanë mbërritur në Maqedoninë e Veriut. Dërgesa më e madhe e vaksinave deri më tani, gjithsej gjysmë milioni nga prodhuesi kinez “Sinovak”, arriti në aeroportin e Shkupit me dy aeroplanë, ndërsa u prit nga Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Shëndetësisë, Ivanka Stojanovski dhe Ambasadori Kinez në vend, Zhang Zhuo.

“Me procesin e deritanishëm të imunizimit dhe vaksinimin e një numri të madh të qytetarëve, tregojmë rezultate të shkëlqyera në zvogëlimin e numrit të të sapo infektuarve me kovid 19 dhe qytetarëve të shtruar në spital, gjë që dëshmohet nga fakti se të gjitha qendrat kovid në të gjithë vendin janë bosh dhe ka një numër të vogël të pacientëve të shtruar në spital dhe klinika infektive.”– deklaroi Ivanka Stojanovski – Sekretare shtetërore në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ambasadori kinez Zhang Zhuo theksoi që vaksina Sinovaks është miratuar nga OBSH-ja dhe se me të në Kinë deri më tani janë vaksinuar mbi 1,1 miliardë persona nga mosha 3 deri 100 vjeçe.

“Kina tregoi përgjegjësinë e saj si vend i madh, e promovoi bashkëpunimin ndërkombëtarë në luftën kundër pandemisë dhe shpërndarjen e rregullt të vaksinave. Kina bën përpjekje të mëdha për ta tejkaluar nyjën imunologjike për ta ndihmuar rimëkëmbjen e ekonomisë botërore. Për momentin, pandemia ende po përhapet në mbarë botën kurse virusi pëson mutacion. Ndjekja e prejardhjes së epidemisë nuk duhet të politizohet”- pohoi Zhang Zhuo- ambasador i Kinës në R. e Maqedonisë. /abcnews.al/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *