53 emrat e listës fituese të Lulzim Bashës

Share

Lulzim Basha po paraqet ditë pas dite listën e tij të kandidatëve fitues në zgjedhjet e 25 prillit.

Fiton apo jo opozita, Luli çdo ditë po sjell emrat në zonat e sigurta të listave elektorale.

Sipas të dhënave të siguruara nga CNA.al janë gati 50 emra të cilët pretendohet që do jenë në vendet fituese, këtu përfshihen edhe aleatët e shpallur dhe ata në negocim.

Basha ka lënë ende 5 qarqe të vegjël pa drejtues dhe Korçën ku ende ka dilema.

Më poshtë po sjellim disa nga emrat që do jenë në listat e sigurta, këtu mungojnë aleati PR, PDIU dhe PBDNJ.

Sipas listës të renditur më poshtë janë 22 emra të shpallur, përfshi aleatët që kanë firmosur. Gjashtë emra të cilët nuk kanë zonë elektorale por pritet të jenë në lista fituese dhe drejtues. Në total me gjithë mungesën e 5 qarqeve kemi 28 emra të sigurt dhe 5 të tjerë që do publikohen. Janë 33 emrat që do jenë fitues.

Nga ana tjetër Kodi Zgjedhor të detyron që emrin e 3 dhe të 6 ti kesh femra, përjashto Tiranë, që në 10 të parët ka disa emra, pritet të mësohen të paktën 20 emra zonjash që do jenë në listat e PD duke e çuar në 53 totalin e emrave fitues nga të cilët 28 tashmë janë shpallur.

PD në zgjedhjet e vitit 2017 mori 42 mandate dhe pretendimet këtë herë janë që të shkojë në mbi 55 dhe bashkë me LSI të shkojnë mbi 71 mandate. Nga këto pretendime të Lulzim Bashës, më shumë se gjysmat e emrave tashmë janë publikë, edhe pjesa tjetër përflitet në korridoret e PD, por do të ketë ende diskutime sepse shumë nga vendet e sigurta të PD do i marrë edhe aleati LSI.

Zgjidhja strategjike e palëve është me dy lista, ku njëra prej tyre ajo e LSI në disa qarqe do të jetë fiktive.

Tiranë

1.Lulzim Basha

2.Sali Berisha

4.Dashamir Shehi

5.Jorida Tabaku

6.Albana Vokshi

7.Florion Mima

8.Grida Duma

9.Belind Kelliçi

10.Agron Shehaj

11.Robert Budina

12.Ina ZHupa

Durrës

13.Edi Paloka

14.Oerd Bylykbashi

15.Agron Duka

Vlorë

16.Bujar Leskaj

Fier

17.Enkelejd Alibeaj

Korçë

18.Andrea Mano

Elbasan

19.Gazmend Bardhi

20.Luciano Boçi

Shkodër

21.Helidon Bushati

22.Izmira Ulqinaku

23.Nard Ndoka

Emra pa zonë:

Edmond Spaho

Tomor Alizoti

Flamur Noka

Aldo Bumçi

Çlirim Gjata

Alfred Rushaj

Qarqet pa drejtues:

Kukës

Dibër

Lezhë

Berat

Gjirokastër


Share

Komente