53 mln lekë dëm shtetit duke shmangur faturat tatimore, 1 në pranga, 3 më hetim

0
Shpërndaje lajmin

Prokuroria e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Mashtrimi” në kuadër të të cilit janë dhënë masa sigurie për 4 persona që dyshohet se shkaktuan 53 milionë lekë dëm duke shmangur detyrimet tatimore.
Shtetasi S.M është lënë në masën e sigurisë ‘arrest në burg’ dhe shtetasit Z.R. E.S. dhe P.K. ‘detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’.
“Nga analizimi i provave të grumbulluara, rezulton se 3 subjekte tregtare u krijuan për të kryer importet në favor të tregtarëve të ndryshëm, që këta të fundit ta marrin produktin pa faturë. Këto shoqëri objekt hetimi, kanë funksionuar si ‘nipte shëtitës’ dhe personat (tregtarë) që fshihen pas këtij aktiviteti përfitojnë të ardhura duke mos deklaruar xhiron reale, shmangur detyrimet tatimore dhe duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 53.000.000 lekësh.
Nga hetimet, rezultoi se këto subjekte kanë kryer importe të mallrave të ndryshme, të cilat janë përdorur për rishitje nga subjekti kundrejt pagesës (ose pa dijeninë e tyre).
Shtetasi S.M. ka përdorur të dhënat e tre shtetasve Z.R., E.S. dhe P.K. me të cilat ka regjistruar këto subjekte dhe ka kryer çdo veprim në emër të tyre. Këta shtetas kanë konsumuar elementet e veprës penale ‘Krijimi i skemës së mashtrimit në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar’, ‘Fshehje të ardhurash’ dhe ‘Moskallëzim të krimit’ të parashikuara nga nenet 144/a, 180, 300 të Kodit Penal.
Gjithashtu, dyshohet se në këtë skemë kriminale mashtrimi janë të përfshirë persona, subjekte të tjera, studio kontabiliteti, si dhe funksionarë të administratës shtetërore, për të cilët vazhdojnë hetimet dhe veprimet procedurale për të dokumentuar të gjithë veprimtarinë kriminale”, bën me dije Prokuroria.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Vrau të birin, Prokuroria Korçë përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq prindërit
Sevdari merr detyrën në Prokurorinë e Tiranës, shteti duhet ta paguajë që nga 2019

 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *