53 të infektuar, asnjë humbje jete nga COVID në Shqipëri

Shpërndaje lajmin

Nga 1 057 testime në 24 orët e fundit 52 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 në Shqipëri.
Asnjë person nuk ka humbur jetën.  90 u shëruan duke e çuar numrin e të shëruarve në 271 185.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar,” – thuhej në njoftimin e përditshëm të ministrisë.
 
LEXONI GJITHASHTU:

COVID-19 uli jetëgjatësinë në Europë

Leave a Reply

Your email address will not be published.