54 të infektuar me COVID-19, asnjë humbje jete në Shqipëri

Shpërndaje lajmin

Nga 1 442 testime në 24 orë, 54 qytetarë rezultuan pozitivë me COVID-19 në Shqipëri. Prej disa ditësh rresht asnjë humbje jete nuk është shënuar prej virusit.
17 qytetarë u shëruan duke e çuar numrin e të shëruarve që prej fillimit të pandemisë në 270 869.
Aktualisht 426 qytetarë janë me COVID-19 në Shqipëri, nga ku 9 janë shtruar në spital.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar,” – thuhej në njoftimin e ministrisë.
 
LEXONI GJITHASHTU:

79 të infektuar, asnjë humbje jete nga COVID-19 në Shqipëri

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.