553 vjetori i vdekjes së Skënderbeut, Meta: Ylli polar i kombit tonë, simboli përbashkues

Share

Ashtu si kryeministri Edi Rama edhe presidenti Ilir Meta ka përkujtuar përmes një postimi në rrjetet sociale 553 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Duke e cilësuar si yllin polar të kombit tonë, Meta u shpreh se Skënderbeu ishte përcaktuesi kryesor dhe pasaporta më dinjitoze e përkatësisë sonë europiane.

“Gjergj Kastrioti Skënderbeu, do të mbetet përgjithmonë ylli polar i kombit tonë, simboli më përbashkues, që diti të na unifikojë në një Besëlidhje të Madhe, kur qenia jonë ishte më e rrezikuar se kurrë, “shqiptari më i gjallë ndër shqiptarët e gjallë”, përcaktuesi kryesor dhe pasaporta më dinjitoze e përkatësisë sonë europiane, Heroi ynë Kombëtar dhe i Europës së Bashkuar. Krenaria, frymëzimi, fuqia dhe lavdia jonë”, shkruan presidenti.


Share

Komente