56 për qind e zviceranëve janë për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë

0
Shpërndaje lajmin

Ndryshe nga Këshilli Federal, shumica e zviceranëve janë në favor të vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Ky është rezultati i një sondazhi në internet nga instituti kërkimor Link, i raportuar nga “SonntagsBlick”.
Pyetja e hapur e sondazhit ishte: Si mendon popullata? Bëhet fjalë për një sondazh përfaqësues, në internet ku janë pyetur i 1009 zviceranë.
Vetëm diçka më pak se një e katërta e njerëzve të pyetur janë kundër sanksioneve të tilla, transmeton albinfo.ch. Pjesa tjetër janë të pavendosur.
Më saktë: Vetëm 22 për qind mendojnë se sanksionet nuk janë në përputhje me neutralitetin e Zvicrës. Por, nga ana tjetër, 56 për qind janë të mendimit se masat ekonomike janë plotësisht në përputhje me neutralitetin.
Vetëm një e katërta e të anketuarve besojnë se Perëndimi duhet të ndërhyjë ushtarakisht.
Me 52 për qind, një shumicë e ngushtë absolute e të anketuarve janë në favor të qëndrimit që Zvicra të miratojë sanksionet e BE-së kundër Moskës, tranmseton albinfo.ch. Një çerek është kundër, një çerek tjetër është i pavendosur për këtë çështje.
Vërehet se rezistenca kundër sanksioneve të BE-së në mesin e të anketuarve korrespondon pothuajse saktësisht me përqindjen e votuesve të SVP-së, e cila mbron këtë qëndrim në lidhje me neutralitetin.
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *