6-vjeçari merr armën e zjarrit në shkollë dhe qëllon mësuesen
Një incident ka ndodhur në Virxhinia, ku një nxënës 6-vjeçar mori një pistoletë nga shtëpia e tij, e futi në çantën e shpinës dhe e çoi në shkollën fillore në Newport News, ku dyshohet se qëlloi dhe plagosi një mësues.
Policia ka intervistuar 6-vjeçarin dhe nënën e tij pas të shtënave të së premtes dhe ka përcaktuar se arma ishte blerë ligjërisht nga nëna e djalit, tha shefi i policisë së Newport News, Steve Dreë në një konferencë shtypi të hënën.
6-vjeçari akuzohet se ka qëlluar qëllimisht mësuesen 25-vjeçare Abigail Zwerner.
Fillimisht ajo u shtrua në spital me lëndime të rrezikshme për jetën.
Zëerner po jepte udhëzime në klasë kur i mituri i drejtoi armën dhe qëlloi një plumb, tha Dreë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, rrëshqitje dherash në Postribë
Berberi i VIP-ave: Dua t’i pres flokët Sali Berishës, do refuzoja Erion Veliajn
Përkeqësohet moti në vend, Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftim të rëndësishëm