60-vjeçari u shtir si i vdekur, psikologia: E shikoj si një lloj kurioziteti

0
Shpërndaje lajmin

Baltazar Lemos, 60 vjeç, nga Brazili, njoftoi vdekjen e tij në mediat sociale dhe organizoi një funeral te rremë për miqtë dhe familjen e tij.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, psikologia Eriona Hoxha deklaroi se ky nuk është fenomeni i parë që ndodh.
“Është shumë interesante, por nuk është fenomeni i parë ky. Për faktin se tashmë në rrjetet sociale ka më shumë impakt dhe kliklime, nuk mendoj se e ka bërë për famë apo për të rritur punën e tij të funeralave. Unë mendoj se ai ka luajtur më tepër me fenomenin e frikës”, theksoi ajo.
60-vjeçari Lemos drejton një agjensi funerale dhe kjo ide i erdhi pasi në një ceremoni mortore kishin shkuar vetëm 2 veta dhe në këtë mënyrë ai mendoi të bënte “funeralin” e tij për të parë pjesëmarrjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *