600 persona humbën jetën nga bombardimi i teatrit në Mariupol, thotë raporti

Shpërndaje lajmin

Rreth 600 njerëz u vranë kur Rusia bombardoi një teatër në Mariupol në mars, sugjeron një analizë e agjencisë së lajmeve Associated Press (AP).
Në kohën e bombardimit, fjala “fëmijë” ishte shkruar me germa gjigante në tokën jashtë ndërtesës, e cila përdorej si strehim për t’u mbrojtur nga bombat, raporton BBC.
Sulmi besohet të ketë shkaktuar humbjen më të rëndë të jetëve njerëzore në një sulm të vetëm që nga fillimi i pushtimit, dhe hetimi i AP sugjeron se numri i të vdekurve është dyfishi i vlerësimit të mëparshëm prej 300 viktimash.
Agjencia e lajmeve foli për 23 të mbijetuar, kryesisht nga grupet e shpëtimit dhe persona që e njihnin territorin e teatrit i cili përdorej si strehë kundër bombardimeve.
AP ndërtoi gjithashtu një model 3D të planimetrisë së ndërtesës dhe ekzaminoi foto dhe video të teatrit para, gjatë dhe pas ngjarjes.
 
LEXONI GJITHASHTU:

VIDEO l Momenti kur rusët bombardojnë uzinën e çelikut në Mariupol
Më shumë se 200 civilë ende të bllokuar në fabrikën e çelikut në Mariupol

Leave a Reply

Your email address will not be published.