64 infektime, asnjë humbje jete nga COVID-19 në Shqipëri

Shpërndaje lajmin

Nga 1 227 testime të kryera në 24 orët e fundit janë infektuar 64 qytetarë, ndërsa asnjë person nuk ka humbur jetën nga COVID-19 në Shqipëri.
41 të shëruarit e fundit e çuan numrin total në 269 828. Aktualisht në vendin tonë janë 503 raste aktive. 16 pacientë po trajtohen në spital, nga ku njëri është në gjendje më të rënduar.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku,” – thuhet në njoftimin e përditshëm.
 
LEXONI GJITHASHTU:

82 të infektuar me COVID-19, asnjë humbje jete
The post 64 infektime, asnjë humbje jete nga COVID-19 në Shqipëri first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.