November 28, 2021

65-vjeçari i jep fund jetën në Gjirokastër duke pirë ilaçe

Shpërndaje lajmin

Një 65-vjeçar në Gjirokastër i ka dhënë fund jetës duke konsumuar ilaçe. Lajmin e ka konfirmuar policia, e cila njofton se 65-vjeçari vuante nga shëndeti mendor.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/ Informacion paraprak.

Rreth orës 20:10, njoftohemi nga Urgjenca e Spitalit Gjirokastër se ka shkuar në fshatin “Asim Zeneli” pasi është njoftuar për t’i dhënë ndihmën mjekësore shtetasit F. K., 65 vjeç (i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor) por në Spitalin Rajonal Gjirokastër ky shtetas ka mbërritur i pajetë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk vërehen shenja dhune, gjithashtu dyshohet se ky shtetas ka konsumuar medikamente.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *