7 policë serbë të dorëhequr, Presidenca e Kosovës fajëson Serbinë

0
Shpërndaje lajmin

Shtatë policë të rinj serbë janë dorëhequr deri më tani.
Për këtë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e fajëson Beogradin për presion, frikësim e shantazh ndaj tyre.
“Momenti i fundit kur i numërova numri i dorëheqjeve kishte shkuar deri në 7. Sipas hetimeve të institucioneve tona kjo ka ardhur si pasojë e frikësimit e shantazhimit ndaj tyre nga Serbia. Ky shtet fatkeqësisht po vazhdon me agresion të hapur ndaj Kosovës. Po vazhdojnë që me institucionet e veta ilegale në Kosovë t’i bëjnë shantazh qytetarëve serbë, të cilët janë pro integrimit. Veprimet e tilla janë shkelje flagrante të marrëveshjeve të parapara, pres nga BE që të ndërmarrë veprime ndaj Serbisë dhe Vuçiqit për shkeljet e marrëveshjes së Brukselit por edhe për shkeljet e standardeve ndërkombëtare”, ka thënë Osmani, raporton RTK, përcjell albinfo.ch.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *