‘7 vite pa Sokolin, 7 vite me Shqipërinë që nuk ecën’… Maliqi kujton Olldashin: Le të vazhdojmë kontributin e tij me fitoren e 25 Prillit…

Share

Në 7-vjetorin e ndarjes nga jeta, deputeti Lefter Maliqi kujton ish-deputetin e PD-së, Sokol Olldashin.

Duke e vlerësuar si njeriun që i mungon të gjithëve sot, edhe kundërshtarëve, për shkak të vlerave të rralla që kishte, Maliqi vlerëson që kontributi i tij i lënë përgjysmë duhet të vazhdojë, me fitoren e 25 Prillit.

Mesazhi i plotë i Lefter Maliqit:
7 vite pa Sokolin, 7 vite me Shqipërinë që nuk ecën… Le të vazhdojmë kontributin e tij me fitoren e 25 Prillit…
Të dashur miq!
Sot, 7 vite pa Sokol Olldashin!
Sot më shumë se kurrë, njeriu vizionar, me ëndrra për Shqipërinë, i mungon familjes, miqve, Partisë Demokratike, Parlamentit, Shtetit, por edhe kundërshtarëve, sepse ishte privilegj ta kishe kundër njeriun e ideve, të punëve, të dëshirave vetëm për të bërë mirë.
Unë kam patur fatin dhe nderin ta kem mik dhe bashkëpunëtor në krah të projekteve për zhvillimin e qarkut të Beratit, por jo vetëm.
Unë jam i bindur, se me Sokolin mes nesh, Shqipëria sot do të ishte më e mirë, sepse Sokoli ishte implementuesi më i mirë i fjalëve në vepra.
Prandaj, në emër të kujtimit të tij, fitorja e Opozitës në garën e afërt elektorale, do të ishte dedikim edhe për të, do të ishte shpërblim edhe për kontributin e tij të pavdekshëm në shoqëri dhe politikë.
Le të vazhdojmë kontributin e lënë përgjysmë nga Sokoli… për Shqipërinë dhe Shqiptarët!
I paharruar Mik i mirë!

The post ‘7 vite pa Sokolin, 7 vite me Shqipërinë që nuk ecën’… Maliqi kujton Olldashin: Le të vazhdojmë kontributin e tij me fitoren e 25 Prillit… appeared first on Media .


Share

Komente