70 viktima nga i ftohti polar në Afganistan

Shpërndaje lajmin

Të paktën 70 persona kanë vdekur brenda një jave për shkak të një valë të ftohtë që po godet Afganistanin, një vend që tashmë po përballet me një krizë humanitare.
Në Kabul dhe provincat e vendit të varfër të Azisë Juglindore, temperaturat ranë nën zero pas 10 janarit. Në provincën qendrore Gore u raportua  temperatura më e ulët: -33°C gjatë fundjavës së 14 dhe 15 janarit.
Në provincën Baghdadis, termometrat shënuan-28 gradë Celsius. Në zonat në pjesët qendrore dhe veriore të vendit, reshjet e dendura të borës bllokuan rrugët. Vala e të ftohtit shton vështirësitë e mëdha që vendi, tashmë përballë një prej krizave më serioze humanitare në planet, duhet të kapërcejë.
Më shumë se gjysma e 38 milionë banorëve të Afganistanit po përballen me pasiguri akute ushqimore. Tre milionë fëmijë janë në rrezik të kequshqyerjes.
LEXONI GJITHASHTU: 

“Vjosa pranë pikës kritike”- Peleshi informon mbi situatën e përmbytjeve
Lezha nën ujë, habit qytetari: Dola të blej cigare, jam munduar të marr një gomone

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *