700 milionë euro pritet të kushtojë hekurudha që lidhë Shqipërinë me Kosovën

0
Shpërndaje lajmin

Ndërtimi i linjës së re hekurudhore Shqipëri – Kosovë, ku një pjesë e rëndësishme e saj do të kalojë nga Shkodra, pritet ta rikthejë këtë qytet në një qendër të rëndësishme rajonale, në aspektin ekonomik dhe turistik, përcjell albinfo.ch.
Për të diskutuar nga afër detajet e këtij investimi madhor, në bashkinë e Shkodrës, u zhvillua një takim mes përfaqesuesve të dy shteteve, Benet Beci, kryetar i bashkisë Shkodër dhe Liburn Aliu, ministër i Infrastrukturës në Kosovë.
Liburn Aliu, thotë se kjo linjë hekurudhore do të prekë drejtpërdrejtë ekonominë e dy vendeve prandaj investimi është prioritet nga dy qeveritë.
Hekurudha Shqipëri – Kosovë përllogaritet të ketë një kosto prej 700 milion euro, ndërkohë që kalimi i kësaj linje nga Shkodra, ka qenë një nga temat e dakordësuara nga dy qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës.
Ky aks pritet të kalojë nga lugina e Drinit duke i shtuar vlerat dhe kapacitet turizmit në veri të vendit.
 
 
 
 
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *