7000 kosovarë drejt Ulqinit për pushime të fundjavës

Shpërndaje lajmin

Drejtori i Turizmit në Ulqin, Gëzim Hajdinaga, ka bërë me dije se nga të dhënat që ka marrë nga pika kufitare në Muriqan për dy ditë në Ulqin kanë hyrë afër 7 000 qytetarë nga Kosova, transmeton Express, përcjell Albinfo.ch.

Ai ka thënë se kjo shifër shumë shpejtë do të rritet.

“Nga të dhënat që kemi marrë nga pika kufitare në Muriqan, afër 7 mijë qytetarë nga Kosova kanë hyrë në Ulqin në pikën kufitare. Besojmë se shumë shpejtë kësaj shifre do t’i shtohet edhe një zero”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, pas përmirësimit të motit, një numër i madh i kosovarëve gjatë këtij vikendi janë nisur edhe për në Shqipëri.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *