79-vjetori i gjenocidit grek, pelegrinazh në Varrezat Monumentale të Kllogjerit

0
Shpërndaje lajmin

79-vjetori i gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë është përkujtuar me anë të një pelegrinazhi në varrezat e Kllogjerit në Konsipol, të organizuar nga PDIU dhe Shoqata Patriotike “Çamëria”.
Shqiptarë të Çamërisë, por edhe qytetarë të tjerë ishin të pranishëm në Varrezat e Kllogjerit, në vendin ku humbën jetën më shumë se 2900 çamë, të cilët u larguan me dhunë nga trojet e tyre.
Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, i pranishëm në këtë pelegrinazh tha se çamët do të luftojnë për të drejtat e tyre. Ai komentoi edhe çështjen e Kosovës.
Në hyrje të varrezave monumentale është vendosur pllaka memoriale e varrezave Monumentale “Trëndafilat e Çamërisë” Kllogjer.
Këto varreza u ndërtuan në  itet 2012-2013 në një hapësirë  prej 12.000 m2 e cila për 68 vjet ishte e lënë e shkretë.
Nga të pranishmit në ceremoni u vendosën lule e kurora me lule tek memoriali i varreve çame.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Vizita e ministrit të jashtëm grek Dendias në Tiranë shoqërohet me protesta nga çamët
Pasqyrimi i vizitës së Dendias në mediat greke, Etmond Guri: Realiteti është gjë tjetër, media agresive

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *