79,282 letërnjoftime të konfiskuara në Zvicër, për vozitje në gjendje të dehur

Shpërndaje lajmin

Numri i dokumenteve identifikuese të konfiskuara është rritur për 3% në vitin 2022 në Zvicër. Bazuar në statistikat e Zyrës Federale të Rrugëve (Astra), numri arrin në 79,282, raporton Blick, përcjell albinfo.ch.
Për të katërtën herë me radhë, sic njofton Astra, shifra është nën 80,000. Numri i patentë shoferëve të konfiskuar është i njëjtë sikur në vitin 2019, para pandemisë.
Arsyeja më e shpeshtë për konfiskim më 2022 është shpejtësia dhe vozitja në gjendje të dehur, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch.
Një studimi i ri nxjerr në pah se një në dhjetë persona vozit nën ndikim të narkotikëve, në rastet më të shpeshta kokainës. Sipas policisë është e vështirë identifikimi i rasteve kur shoferët ngasin nën ndikim, shkruan 20minuten, përcjell albinfo.ch.
Sipas këtij studimi, 10 deri në 15% e të gjithë ngasësve që janë testuar kanë konsumuar substanca brenda 24 orëve para ngasjes.
Hulumtimi është kryer nga Universiteti i Gjenevës dhe Lozanës, e këto rezultate nuk janë pritur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *