8 filma nga Kosova dhe Shqipëria do të prezantohen në Festivalin e Filmit “goEast” 2024

0
Shpërndaje lajmin

Ju njoftojmë që në edicionin e 24-të të Festivalit të Filmit të Evropës Qendrore dhe Lindore “goEast“ në Wiesbaden në Gjermani në fokus tematik do të jenë filmat nga Republika e Kosovës dhe Shqipërisë. Vizitorët e festivalit “goEast” jo vetëm që kanë mundësinë të shohin filma nga Kosova dhe Shqipëria, por edhe të marrin pjesë në një diskutim që do të hedhë më shumë dritë mbi historinë dhe zhvillimet aktuale në vendet tona, shkruan albinfo.ch.
Filmat nga Kosova dhe Shqipëria që do të shfaqen në këtë festival janë si në vijim
I DASHUR ARMIK, me regji të Gjergj Xhuvani
DITA ZË FILL, me regji të Gentian Koçi
EDHE NJË DITË, me regji të Eneos Carka
ERA DHE LISI, me regji të Besim Sahatçiu
I LOVE YOU MORE, me regji të Erblin Nushi
NË KËRKIM TË VENERËS, me regji të Norik Sefa
DRUMS OF RESISTANCE, me regji të Mthieu Jouffre
THE GUARDIAN, me regji të Antoneta Kastrati
Ky festival mbahet nga 24-30 prill 2024 në Wiesbaden.
Festivali “goEast” prej shumë vitesh organizohet nga DFF – Instituti Gjerman i Filmit & Muzeu i Filmit si dhe mbështetet nga fondacione kulturore. Këtë vit, ky festival është mbështetur edhe nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin.
Për më shumë informata, vizitoni linkun më poshtë
Home

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *