January 12, 2022

8 nxënës me Covid-19, mbyllet për dy javë klasa e pestë në shollën Avni Rustemi, Libohove

Shpërndaje lajmin

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër i ka vënë drynin klasës së pestë në shkollën 9-vjeçare Avni Rustemi në Bashkinë e Libohovës.

Shkak është bërë prekja e 8 nxënësve me Civid-19, që do të thotë afro gjysma e klasës. Izolimi i nxënësve të prekur dhe mbyllja e klasës ndërmerret në kushtet e prerjes së zinxhirit të infektimit për te nxënesit e tjerë të klasës.

Klasa nuk do të funksionojë për 2 javë të plota.

Ndërkohë janë mbyllur edhe dy zyra tek Kadastra e Gjirokastres dhe nje zyre tek ADISA pasi janë konstatuar punonjës të prekur me Covid-19.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *