82 të infektuar me COVID-19, asnjë humbje jete

Shpërndaje lajmin

Nga 851 testime në 24 orë, 82 persona janë infektuar me COVID-19 në Shqipëri. Asnjë qytetar nuk ka humbur jetën, ndërsa 71 janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve në 269 787.
Në Shqipëri janë 480 raste aktive. 16 pacientë janë të shtruar në spital, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku,” – thuhet në njoftimin e përditshëm.
 
LEXONI GJITHASHTU:

69 të infektuar, asnjë viktimë nga COVID në Shqipëri
The post 82 të infektuar me COVID-19, asnjë humbje jete first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.