9-Maji, nis fjalimi në Sheshin e Kuq, Putin: Po luftoni për sigurinë e Rusisë

Shpërndaje lajmin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka nisur fjalimin e tij për Ditën e Fitores në Sheshin e Kuq të Moskës, përcjell albinfo.ch.
Putin iu drejtua ushtarëve rusë se tani po luftojnë për sigurinë e Rusisë si dhe ka uruar veteranët për ditën e ‘fitores’.
Në fjalën e tij, Putin tha se  NATO krijoi një kërcënim për kufijtë dhe nevoja për të luftaur, ishte parandaluese.
“Në Kiev ata thoshin se mund të merrnin armë bërthamore dhe NATO filloi të eksploronte tokat afër nesh dhe kjo u bë një kërcënim i dukshëm për vendin tonë dhe për kufijtë tanë. Gjithçka na tregonte se ekziston nevoja për të luftuar.”- tha Putin.
Jemi krenarë për gjeneratën e fitimtarëve.”
Putin tha gjithashtu se në fund të vitit të kaluar Perëndimi po përgatiste hapur një sulm ndaj Donbas dhe Krimesë. Ai madje akuzoi SHBA-në dhe “minionët e saj” për përshkallëzimin e rrezikut.
“Askush nuk do t’i harrojë mësimet e luftës së dytë botërore që të mos ketë asnjë vend në botë për nazistët”.
Ata mbajtën gjithashtu një minutë heshtje. Putini më pas tha se humbjet ndaj forcave ushtarake të Rusisë janë “një tragjedi për të gjithë ne”, por “një humbje e pazëvendësueshme për familjet e tyre”.
Ai u uroi shërim të shpejtë ushtarëve dhe oficerëve të plagosur dhe tha se ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të ofruar “mbështetje për fëmijët e bashkëluftëtarëve të rënë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.