9-vjeçarja gjen një dhëmb megalodon 15 milionë vjeçar

Shpërndaje lajmin

Një 9-vjeçare nga Maryland që kërkonte për dhëmbë peshkaqeni në një plazh bëri zbulimin e saj më të madh deri më sot, një dhëmb megalodon,  peshkaqeni më i madh në botë 15 milionë vjeçar.
Molly Sampson ishte duke kërkuar për dhëmbë peshkaqeni në shkëmbinjtë e kontesë Calvert në ditën e Krishtlindjes kur gjeti një dhëmb megalodon në madhësinë e dorës së saj.
“Nuk mund ta besoja, ishte kaq emocionuese,” tha Sampson për WJLA-TV. “Zakonisht gjej të vegjël, nuk e kisha menduar kurrë se do të gjeja një të madh të tillë”.
Sampson e çoi zbulimin e saj në Muzeun Detar Calvert në ishullin Solomon, ku ekspertët konfirmuan se ishte një dhëmb i lashtë megalodon.
“Bazuar në vendin ku ajo e gjeti në shkëmbin Calvert, ne vlerësojmë se është rreth 15 milionë vjet i vjetër”, tha Stephen Godfrey, kuratori i paleontologjisë në muze.
Sakaq, Sampson theksoi se shpreson të bëhet paleontologe kur të rritet./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *