April 14, 2021

914 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Shpërndaje lajmin

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 10 persona e është shënuar rekord rastesh të reja prej 914 të prekurve me COVID-19.

Sipas IKSHPK-së, në 24 orët e fundit janë testuar 4.733 persona të dyshuar, ndërkohë që rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 5 raste (86, 85, 84, 62, 59 vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Podujevë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (83 vjeç), Suharekë 1 rast (84 vjeç), Vushtrri 1 rast (83 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 87.981, nga 414.902 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.840 raste të vdekjes.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *