92 shkolla mësim me turne, Kushi: Kemi reduktuar numrin e nxënësve në klasa

0
Shpërndaje lajmin

Ministria e arsimit, Evis Kushi ka prezantuar sot arritjet, sfidat e vitit që lamë pas si dhe objektivat për vitin 2023.
Kushi përmendi investimet në shkolla, tekset falas dhe oficerët e policisë në shkolla.
Objektivat e vitit 2023 vijojnë të kenë në fokus problemet që viti 2022 la pas.
Në muajin shkurt, pedagogët kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë provimet nëse nuk bëhet një rritje page. Kushi u shpreh se rritja prej 15% mbase nuk mund t’i lumturojë pedagogët, por ama ata kanë dhe burime të tjera të ardhurash.
“Në kushte kur kategorive të tjera iu rritet me pak, si mësuesit apo zjarrfikësit, unë besoj se në kushtet që ndodhemi, hapi i parë i rritjes 15% është e kënaqshme. Të ardhurat e pedagogëve nuk janë vetëm nga paga, por edhe nga angazhimet e tyre të tjera,” – tha ministrja.
Ndërkohë deri më tani mësohet se janë vetëm  86 studentë që kanë aplikuar pranë Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë. Edhe këta, nuk dihet nëse do të shpallen të gjithë fitues, por në total figurojnë 1236 studentë të regjistruar në degët me prioritet kombëtar.
Në strategjinë e vitit 2022-2026, thuhej se deri në fundit të vitit 2022, nuk do të kishte më mësim me turne. Megjithatë, sot ka ende shkolla që vijojnë këtë praktikë. 
 
LEXONI GJITHASHTU:

Mbyllja e shkollave, Kushi: S’mund t’i çojmë njerëzit nga qendra në fshat
Ndryshime në rregulloren e Maturës, Kushi: Do të ketë rivlerësim të testeve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *