95% e vaksinave vetëm për 10 vende, OBSH bën thirrje për solidaritet

Share

Evropa duhet të tregojë më shumë solidaritet për vaksinat, në një kohë kur 95% e dozave janë përdorur vetëm në 10 vende. Apeli u bë sot nga drejtoria rajonale për Europën e OBSH-së, e cila kërkoi një shpërndarje më të drejtë.

“Është e nevojshme që të gjitha vendet të kontribuojnë në qasjen e barabartë për vaksinat”, tha drejtori Evropian i OBSH-së Hans Kluge, duke nënvizuar përpjekjet e bëra nga organizata për të siguruar që çdo vend të mund të marrë vaksina.

Kluge nuk i përmendi 10 vendet, por sipas faqes në internet Our World in Data, ato janë SHBA, Kina, Mbretëria e Bashkuar, Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe, Italia, Rusia, Gjermania, Spanja dhe Kanada.

Sipas faqes në internet Our World in Data, mbi 32 milionë doza të vaksinave COVID-19 janë administruar deri më tani. Izraeli është shumë më përpara se çdo vend tjetër, pasi ka vaksinuar mbi 23% të popullsisë së tij.


Share

Komente