A do jetë Berisha në listën e PD?/ Basha: Nuk merrem me nderime familjesh

Share

A do e kesh në listë Sali Berishën dhe e dyta nëse nuk është Sali Berisha a do e nderoni familjen e tij me një kandidaturë në PD?”

Kjo është një nga pyetjet që i drejtoi analisti Baton Haxhiu kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kreu i opozitës tha se nuk merret me nderime familjes, pasi pretendon se nuk e shikon të përshtatshme. Ai pranoi në emisionin “Opinion” se ka bërë gabime dhe ka vend për të reflektuar.

Unë  nuk merrem me nderime familjesh, nuk është detyra ime. Me stazhin politik që kam nuk e shoh të përshtatshme. Nuk po them që jam engjëll edhe unë kam bërë gabime, ka vend për të reflektuar.

Padiskutim që Edi Rama po kërkon të zhvendosë vëmendjen nga kandidati për kryeministër që jam unë tek dy nga njerëzit që ka patur edhe betejat e tij politike, Presidentin aktual të Republikës edhe zotin Berisha”, deklaroi ai./ CNA.al


Share

Komente