January 22, 2022

A do jetë kryetar i PD-së? Bylykbashi nuk e mohon: Nuk ka “kurrë” në politikë

Shpërndaje lajmin

Deputeti Oerd Bylykbashi është parë si një nga zërat më mbështetës të lëvizjes kundër Lulzim Bashës në Partinë Demokratike.

Bylykbashi në “Log.” ka treguar se delegatët e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit do të verifikohen të gjithë nëpërmjet pamjeve filmike dhe bar kodeve.

Ndërkohë i pyetur nëse ai do të bëhej kryetar i PD nëse do largohej Basha, Bylykbashi nuk e ka mohuar një gjë të tillë.

“Ti lemë këto gjëra për momentin. Kurrë nuk ka kurrë në politikë. Por nuk është objektivi im ky. Kemi hyrë në këtë betejë për të kthyer timonin se po shkon shumë keq. Berisha nuk do zgjedh më duke thënë ky është pasuesi im. Duhet të ketë zgjedhje. Ajo që po bëjmë ne më të gjithë përplasjet do ketë ndikim dhe tek të tjerat edhe tek PS. Ne vendosim standard.”

“Sot ka shumë figura dhe maturinë. Ka persona që janë të gatshëm për të marrë drejtimin e PD-së. Janë prerje të ndryshme nga njëri tjetri.” tha Bylykbashi. / /


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *