September 24, 2021

A do penalizohemi sërish? Rama: Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë, s’ka asnjë minutë të humbur

Shpërndaje lajmin

Pyetjes nëse Shqipëria do të penalizohet sërish në procesin e hapjes së negociatave, kryeministri Edi Rama iu përgjigj duke thënë se nga ana jonë nuk ka asnjë minutë të humbur në këtë proces dhe në lidhje me këtë duhet pritur vendimi i Këshillit të Europës.

“Për sa më takon përgjigja ime mbetet po ajo që ka qenë. Ne e para ka rëndësi që detyrat tona t’I bëjmë plotësisht. Nuk i bëjmë se na i kërkon Brukseli apo Haga por sepse na i kërkon detyrimi ndaj fëmijëve tanë dhe brezave të ardhshëm.

Detyrat e shtëpisë së BE janë rruga për të modernizuar shtetin tonë dhe për ta bërë Shqipërinë europiane në sistemin e saj të drejtësisë, të përgjithshëm demokratik në sensin në çdo element. Për sa kohë Komisioni Europian prej tre vitesh na ka thënë se detyrat i keni bërë si duhet dhe i ka kërkuar Këshillit Europian të pranojë dhe të hapë më tutje fazën e tjetër të procesit.

Këshilli ka pasur arsyet e veta që nuk kanë lidhje me ne., Sot nuk ka kontestim për detyrat tona pork y është një rast për të mësuar Europën dhe rrugën e futjes në këtë familje të madhe, Ka një ngërç mes Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe mënyra si funksionon sistemi kërkon që ky ngërç të zgjidhet para se të vazhdojë procesi.

Nuk kemi asnjë lloj shqetësimi për të thënë se po sakrifikohemi. Ne këtu jemi me BE dhe po vazhdojmë punën për të përmirësuar të ardhmen edhe nga pikëpamja e legjislaturës dhe ekonomisë. Ka një pyetje deri kur vazhdon kjo histori sepse kemi parë sa shumë u zgjat një tjetër histori. Kësaj pyetje nuk ia kërkojmë përgjigjen sot. Të presim mbledhjen e këshillit. Nuk ka asnjë minutë humbur nga ana jonë. Kjo ka rëndësi”, tha Rama.

Ndërsa Oliver Varhelyi deklaroi se ky është qershori i vendimeve dhe palët po punojnë fort për të gjetur zgjidhje.

“Ky muaj është kritik. Është qershori i vendimeve, Ne po punojmë fort. Kjo është periudha e diplomacisë së heshtur që ne të gjejmë zgjidhje. Presidenca e BE është e përkushtuar për të gjetur zgjidhje. Ne jemi të angazhuar dhe duam që kjo gjë të ndodhë”, tha komisioneri. m.v/abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *